Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Të rënit në dashuri ju shëndoshë

$
0
0

Nëse shtuat disa kile pasi njohët gjysmën tjetër, nuk jeni të vetmit. Një studim i ri ka treguar se personat që janë në një marrëdhënie në çift shtojnë gati 2 kilogramë.

Mos u shqetësoni, një gjë e tillë nuk ndodh gjatë muajit të mjaltit.

Më shumë se gjysma  e çifteve të anketuar thanë se kishin shtuar në peshë tre vjet pas takimit të parë, në periudhën e quajtur “zona komforte”.

Vetëm 18% e çifteve raportuan shtim të dukshëm në peshë gjatë muajit të mjaltit dhe kur ranë për herë të parë në dashuri, shkruan shendeti.com. Mesatarja e shtimit në peshë është 2 kg në vit, që do të thotë se pas 7 vitesh ata janë secili më shumë se 6 kg.

2/3 e çifteve (62%) shtojnë në peshë së bashku, ku njëri ndjek zakonet e këqija të tjetrit. Gratë zakonisht kanë një ndikim më të madh në shtimin në peshë tek çifti.

Vetëm 28% e meshkujve thonë se shtimi i tyre në peshë ka inspiruar edhe partneren që të shtojë kile.

Rezultatet vijnë nga një anketë e bërë tek 1000 çiftë nga kompania britanike e dietave, Forzadiet.com.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380