Shqipëria bëri një paraqitje impresive në ndeshjen e tyre të parë në Kampionatin Europian, por ata u lanë në baltë nga kapiteni i tyre me eksperiencë, i cili bëri një akt budallakie dhe u ndëshkua.
Kështu shkruan portal më i madh i futbollit në botë Goal.com, në një analizë për ndeshjen e sotme mes Shqipërisë e Zvicrës, njofton Klan Kosova.
Kjo ditë duhej të ishte dita e madhe për Shqipërinë. Debutimi i tyre ishte pritur me entuziazëm nga tifozët e tyre të flaktë të cilët kishin udhëtuar në numër të madh në Lens për të përkrahur ekipin e zemrës. Por gjithçka u rrënua sepse Shqipëria humbi 1:0 kundër Zvicrës.
Cana edhe më herët, shkruan Goal, bëri një ndërhyrje të panevojshme dhe mori një karton të verdhë, ndërsa në rastin e dytë rrëshqiti dhe preku topin me dorë, të cilin do të ishte më mirë ta linte, sepse në portë gjendje Etrit Berisha, i cili ishte në formë dhe do të mund ta priste goditjen e sulmuesit zviceran.
klankosova.tv