Adam Levine ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me vdekjen tragjike të Christina Grimmie, transmeton Klan Kosova.
Këngëtari 37 vjeçar ka qenë trajner i Christinës në sezonin e gjashtë të The Voice dhe e ka ndihmuar atë të përfundojë në vendin e tretë.
“Behati dhe unë jemi plotësisht të shkatërruar dhe zemërthyer nga vdekja tragjike e Christina Grimmie-së. Zemrat tona janë me familjen e saj”, tha Adam në një deklaratë të lëshuar në Facebook.
“Christina ishte e natyrshme, një talent i rrallë. Ky ishte një akt i pakuptimtë i dhunës ekstreme. Unë mbeta i habitur dhe i hutuar se si këto gjëra të tmerrshme mund të vazhdojnë të ndodhin në botën tonë”.
Anëtarët e tjerë të familjes Voice, si Christina Aguilera dhe Blake Shelton, kanë folur po ashtu për vdekjen e këngëtarës 22 vjeçare.