Mijëra njerëz i kanë dhënë të premten lamtumirën e fundit legjendës së boksit, Muhammad Ali.
Të mbledhurit në Luizvill të Kentakit kanë brohoritur “Ali, Ali” dhe kanë mbajtur fotografinë e tij në duar.
Muhammad Ali ka vdekur të premten e kaluar në moshën 74-vjeçare.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se bota ka humbur një ikonë.
Muhammed Ali, i cili është konvertuar në mysliman, është varrosur me rite islame.
Në varrim kanë marrë pjesë personalitete të larta, ashtu si dhe pëfaqësues të feve të ndryshme.