Të gjithë fëmijët ndonjëherë nuk i binden prindërve të tyre. Megjithatë, ndonëse për një fëmijë një sjellje e keqe mund të bëjë përjashtim, për një tjetër fatkeqësisht bëhet rutinë. Situata del jashtë kontrollit, pasi prindërit, pa e kuptuar, e përkeqësojnë gjendjen me vetë sjelljen e tyre.
Këto janë shtatë shembuj kur prindërit inkurajojnë sjelljen e keqe të fëmijëve të tyre:
1-Moskëmbngulja
Ju i thoni fëmijëve që ai apo jo nuk mund të ha më ëmbëlsira për sot. Fëmija juaj shpërthen nga inati, dhe ju e lejoni të hajë dhe një më shumë.Duke u sjellë në këtë mënyrë,ju i krijoni përshtypjen atyre se nëse nevrikosen sërish, marrin çdo që ata duan.
2-Ndëshkime apo premtime të pambajtura
Nëse ju i premtoni fëmijëve pas një sjellje të keqe se do i ndëshkoni dhe nuk e bëni, ata do vazhdojnë të sillen në atë mënyrë sepse e dinë që nuk do të ketë pasoja.
3- Justifikime të kota
“Ai është i lodhur”, “Ai është thjesht një fëmijë”. Absolutisht nuk mund të prisni që fëmijët tuaj të jenë perfektë, por duke nxjerrë justifikime shpesh herë për fëmijën tuaj kur ata bëjnë gabime nuk është mirë.
4-T’i kërcënoni
Sipas eksperimenteve të shkencëtarëve, kur fëmijëve i thuhej se do i ndëshkonin nëse gënjenin edhe njëherë, ata gënjejnë edhe më shumë.
5-T’i bërtisni
Nëse ngrini zërin nuk do të thotë që fëmija juaj do ju bindet.Nëse përdorni këtë metodë do të prishni marrëdhënien tuaj me ta.
6-Ndëshkim fizik
Sipas shumë studimeve, nëse një fëmijë përjeton shpesh dhunë fizike , ai bëhet më agresiv dhe i bie vetëvlerësimi.Ata priren të mësojnë si të shmangin dhimbjen se sa çfarë duhet të bëjnë për të ndryshuar sjelljen e tyre.
7-Të qeshësh me gabimet dhe sjelljen e keqe të tyre
Mund t’ju duket e lezetshme kur fëmija juaj shtrihet në karrigen e një lokali apo kur ha gishtat e tij apo saj, por njerëzit rreth jush nuk e vlerësojnë këtë gjë. Fëmijët do vazhdojnë të sillen si duan, nëse ju nuk i kujtoni se si duhet të sillen në publik.
/Oranews.tv/