Portugalia ka shënuar fitore 7:0 ndaj Estonisë, në një miqësore para fillimit të Euro 2016.
Ronaldo luajti vetëm 45 minuta, por kjo ishte e mjaftueshme që ai të shënonte 2 supergola.
Golat tjerë për Portugalinë i shënuan Quaresma dy, Pereira një, Eder një dhe Mets (autogol).
Portugezët ndeshjen e parë në Evropian do ta zhvillojnë ndaj Islandës.