Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

VV dhe AKR me koalicion në Prishtinë (VIDEO)

$
0
0

Nga sot, Aleanca Kosova e Re, do të jetë pjesë e pushtetit në Komunën e Prishtinës.

Krejt kjo si rezultat i koalicionit të kësaj partie më Vetëvendosjen, i cili u zyrtarizua mëngjesin  e së mërkurës, kur Islam Pacolli bashkë me kryesuesen AKR-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Mirlinda Sopi, nënshkruan marrëveshje me kryetarin, Shpend Ahmeti.

Por, kësaj herë, krejt kjo u bë larg medieve.

Bile, për këtë, nga VV nuk pati asnjë njoftim, ndërsa që partnerit të tretë qeverisës ia besoi dy drejtori.

Siç merr vesh Klan Kosova, drejtoria e Kulturës do ta udhëhiqet nga Besart Vllahinja, ndërkaq ajo e Bujqësisë nga Ferat Makolli.

Edhe pse as ky bashkim me AKR, Vetëvendosjes nuk ia siguron numrat e nevojshëm në kuvend, zyrtarë të saj tregojnë pse këtij subjekti vendosen t’ia japin dy drejtori.

Derisa Vetëvendosje do të bashkë qeveris me AAK e AKR, të bashkuar në këtë lokal u panë edhe LDK e PDK.

Madje, nuk hezituan të shkëmbejnë muhabete edhe me partnerin me të ri të Vetëvendosjes.

Kronikë nga Iliri Pireva.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>