Mungon ende firma si dhe shtrëngimi i duarve, por marrëveshja tashmë është arritur: Giampiero Ventura do të jetë trajneri i ri i Italisë pas përfundimit të Europianit. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavechio ka pranuar se në termat ekonomike palët kanë rënë dakord, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet këtë të martë. 68-vjeçari do të qëndrojë për dy vite në këtë detyrë, nga e cila do të përfitojë 1.3 milionë euro në vit. Në rast se “të kaltrit” kualifikohen në “Rusi 2018” nuk do të ketë bonuse për pasuesin e Antonio Kontes.
Gianpiero Ventura ka një karrierë të gjatë si trajner në futbollin italian. E ka nisur në moshën 28-vjeçare te të rinjtë e Sampdorias, ndërsa në sezonet 1979 – 1981 ka pasur detyrën e zëvendëstrajnerit në ekipin e parë.
Ka drejtuar skuadra të tilla si Cagliari, Udinese e Napoli etj, ndërsa në 5 sezonet e fundit ka qenë në krye të Torinos.
Ventura do të ketë si objektiv kualifikimin e Italisë në Botëror, vetëm atëherë mund të flitet për rinovimin e mundshëm të kontratës./S.S