Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, si krerë të koalicionit opozitar AAK Nisma, nga selia e kësaj të fundit, thonë se në Kosovë, s’ka më hapësirë për vazhdimin e qeverisjes PDK-LDK.
Andaj kërkojnë që kryetarët e partive të ulën për të shpallur zgjedhjet e parakohshme
Ndërkohë, Hardinaj, thotë se nëse në Kuvend procedohet ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi e Qeveria, përpilon statutin e Asociacionit, atëherë situata politike nxehet, njofton Klan Kosova.
Kurse Limaj, thotë se është e joreale thirrja e Presidentit Hashim Thaçi, i cili ditë më parë tha që institucionet sa më shpejt të ratifikojnë ujdinë me Malin e Zi, pasi që vonesat po rrezikojnë udhën evropiane të Kosovës.
Kronikë nga Besnik Tahiri.