Në emisionin Sports Show të Klan Kosova, është duke u diskutuar për moslicencimin e klubeve kosovare, Ferronikeli dhe Prishtina nga UEFA.
Afrim Tovërlani – trajner i kampionit Ferronikeli ka thënë se ka qenë i çuditshëm vendimi nga organizata më e madhe e futbollit evropian linja jashtë e klubeve nga Kosova.
Ai thotë se deri në momentet e fundit është folur për veshjet e futbollistëve dhe fanellat si do të duken, më pas ka dalë shkak infrastruktura.
“Ka qenë një shuplakë e rëndë për neve.”
“Fajin kryesor sa i përket infrastrukturës e ka qeveria, sepse klubet me buxhetin e tyre nuk mund të ndërtojnë stadiume.”
“Kemi mbet me stadiume të kohës së Titos, dhe për 17 vjet asnjë qeveri nuk ka investuar 4-5 milionë në futboll për të pasur një stadium që i përmbush standardet e UEFA-s”, ka thënë Toverlani, njofton Klan Kosova.