Johnny Depp ka folur me fansat e tij pas akuzave që atij i janë bërë për sulm ndaj bashkëshortes së tij, modeles Amber Heard.
Aktori është shfaqur i buzëqeshur duke promovuar koncertin e tij të ardhshëm me Hollywood Vampires në Bukarest të Rumanisë më një video të postuar në rrjetet sociale.
Muzikanti shihet me një kitarë derisa ka të veshur një xhaketë lëkure derisa bën të ditur se koncerti i tij do të mbahet me 6 qershor, transmeton Klan Kosova.
Nuk dihet se kur është realizuar kjo video por ky koncert është i fundit i grupit në Europë pasi ata pritet që të kthehen në Amerikë për të vazhduar performancat e tyre.
Ylli nuk ka komentuar akoma publikisht për akuzat se ai ka lënduar bashkëshorten e tij derisa avokati i aktorit i ka cilësuar këto akuza si false duke thënë se klienti i tij nuk u përgjigjet thashethemeve, storieve dhe informacionit fals mbi jetën e tij private.
Kjo vjen pas publikimit të disa mesazheve telefonike mes Amber dhe asistentit të Depp, Stephen Deuters ku shihet se Deuters i kërkon falje modeles në emër të aktorit për disa incidente të dhunshme.
Por Deuters vetë ka thënë se ai asnjëherë nuk ka bërë deklarata të tilla duke insistuar se 52 vjeçari nuk është shfaqur i dhunshëm ndaj askujt duke insistuar se një bisedë e tillë si ajo që është publikuar në media nuk është e vërtetë dhe nuk qëndron.