Thonë se futbolli është sport për të rinj, por kështu nuk flasin edhe statistikat.
Pasi nëse shikojmë në përbërjet e kombëtareve për Euro 2016 shohim emrat e Gianluigi Buffon apo të Ricardo Carvalho.
Këta të dy do të paraqiten në kampionatin evropian, Franca 2016 që fillon nga data 10 qershor, transmeton Klan Kosova.
Në listën e Goal.com janë publikuar emrat e futbollistëve më në moshë në këtë ngjarje sportive:
Ata janë:
Jean-Francoi Gillet – Belgjikë; mosha 37
Vyacheslav Shevchuk – Ukrainë; mosha 37
Anataliy Tymoshchuk – Ukrainë; mosha 37
Zoltan Gera – Hungari; mosha 37
Eidur Gudjohnsen – islandë; mosha 37
Orges Shehi – Shqipëria; mosha 38
Ricardo Carvalho – Portugali; mosha 38
Roy Caroll – Irlanda e Veriut; mosha 38
Gianluigi Buffon – Itali; mosha 38
Gabor Kiraly – Hungari; mosha 40
Shay Given – Republika e Irlandës; mosha 40.