Pas pritjes së gjatë deri në emërimin e tij në krye të Manchester United, Jose Mourinho qartë duket se nuk do të humbas kohë për ta akomoduar veten.
Ish-trajneri i Chelsea dhe Real Madrid është këtë të diel ka mirëpritur në Teatrin e Ëndrrave legjendën braziliane të futbollit, Pele, shkruan Goal.com.
“Nder i madh për ta mirëpritur Pelen në shtëpinë time të re”, ka shkruar Mourinho në profilin e tij në Instagram.
Takimi mes Mous dhe Peles është bërë në kuadër të një takimi që është zhvilluar për bamirësi, transmeton Klan Kosova.