Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Qetësohet Sena, por Parisi ende në alarm

$
0
0

Duke bërë bilancin provizor të përmbytjeve në Francë, kryeministri Manuel Valls ka folur për 4 të vdekur, 24 të plagosur dhe 20 mijë të evakuuar.

Sipas mediave franceze, niveli i lumit ka nisur të bjerë që prej orës 2 të mëngjesit dhe vijon të bjerë orë pas ore, por autoritetet druhen se fryrja e lumit është spostuar diku tjetër. Në 18 qarqe franceze ku kalon Sena vëmendja mbetet e lartë.

Dëmet e shkaktuara ndërkohë mbeten të mëdha, rreth 17 mijë shtëpi në shkallë vendi janë pa energji elektrike, ndërkohë që në kryeqytet uji detyroi atraksionet kryesore të kulturës, përfshirë muzeun Louvre, të mbylleshin dhe të spostonin veprat e tyre që ndodheshin në katin përdhes.

“Aktualisht, vëmendja e autoriteteve vendore është fokusuar në rajonin Rouen, në Normandi dhe në veri-perëndim të Francës”, ka deklaruar ministrja e Ambjentit, Segolene Royal.

“Duhet të qëndrojmë në gatishmëri për atë zonë, sepse në orët e ardhshme janë parashikuar batica të forta në Detin Atlantik dhe mund të shërbejnë si shtysë për fryrjen e lumit”, ka thënë Royal.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>