Një grua nga Pakistani, është djegur për vdekje pasi që kishte refuzuar të martohej me një burrë dy herë më të vjetër se ajo.
19 vjeçarja Maria Sadaqat, 19 vjeçare ishte rrahur dhe ishte mbuluar e tëra me benzinë e më pas i ishte vënë flaka nga një grup burrash në shtëpinë e saj.
Më pas ajo ishte dërguar në spital në Islamabad me 85% të trupit të saj të djegur, mirëpo nuk ia kishte arritur t’iu mbijetonte plagëve që kishte marrë.
Tezja e Maria’s, ka thënë për BBC-në, se pronari i një shkolle ku ajo punonte si mësuese, kishte dashur ta martonte atë me djalin e tij.
“Ata e kanë dërguar propozimin gjashtë muaj më parë, mirëpo djali kishte qenë tashmë i martuar dhe kishte një vajzë”.
“Babai i saj e refuzoi propozimin dhe më pas ata u hakmorën duke e djegur atë”.
Tezja e saj thotë se ajo ishte torturuar shumë nga ata burra.
“Njeriu për të cilin donin ta martonin ishte dyfish mosha e saj dhe kishte qenë i divorcuar, kështu që familja e saj e refuzoi propozimin dhe ajo ndaloi së punuari në shkollë”
Një tjetër grua nga Pakistani ishte djegur për vdekje në Nëntor të vitit të kaluar pasi kishte refuzuar propozimin për martesë.