Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Dyshohet për transportim droge dhe armësh, anija nga Durrësi ndalohet në Greqi

$
0
0

Mediat greke shkruajnë se autoritetet e vendit të tyre ndaluan një anije me flamur të Sierra Leones, që ishte nisur nga Shqipëria dhe me destinacion Libinë.

Antenna.gr shkruan se anija do të transportonte 2700 ton çimento nga porti i Durrësit për në Libi.

Por, autoritetet helene janë njoftuar nga homologët e tyre francezë për dyshimet se në anije po transportoheshin armë.

Po ashtu dyshohet se në mjetin lundrues mund të ketë edhe drogë. Mësohet se, pasi u ndoq për disa milje, anija u ndalua dhe u ankorua në portin Katakolo.

Për një kontroll më të detajuar, anija është dërguar në portin e Patras./lapsi.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>