Ndriçim Sadushi është gjendur i vdekur në burgun e Sigurisë së lartë në Britaninë e Madhe pasi ishte dënuar për 3 vrasje dhe i akuzuar si anëtar i bandës së Tan Kateshit.
Sadushi ishte gjetur në qelinë et ij të burgut i mbuluar nga urinat dhe nevojat e tij, shkruan “Mirror”.
Mediat britanike shkruajnë se Sadushi pësoi atak kardiak dhe kishte shkuar në spital për këtë gjë.
Gjithashtu theksohet se 43 vjeçari ishte gjatë gjithë kohës në kushtet e depresionit dhe se nuk fliste me askënd në burg.
Ai kishte tentuar vetëvrasjen 3 herë brenda qelisë.
Sadushi kishte qenë në arrati në Britaninë e Madhe për plot 15 vite derisa u kap më 2002.
Kush është Ndriçim Sadushi
Ndriçim Sadushi akuzohet se ka qenë anëtar i bandës së Tan Kateshit.
Ai akuzohet për një sërë veprash të rënda kriminale në Shqipëri në fillim të viteve 1990.
Kjo ishte arsyeja se përse Sadushi iku nga Shqipëria drejt Britanisë dhe se atje qëndroi 15 vite në arrati derisa u arrestua në vitin 2002 nga autoritetet britanike.
Ndriçim Sadushi ishte futur së fundmi edhe ndër kriminelët më të rrezikshëm në Londër, listë ku gjenden vrasës, përdhunues e kriminelë gjakftohtë./albeu