Nuk ka asgjë më prekëse dhe të bukur se kur i sheh të dashuruarit, të cilët janë në gjendje që t’i mbajnë gjallë ndjenjat e tyre për vite me radhë.
Kur burri dhe gruaja e moshuar ecin të kapur për duar dhe ende dëgjohen duke folur ëmbël me njëri tjetrin, i bën të gjithëve të buzëqeshin, dhekjo na siguron sërish që dashuria është njëra ndër përgjigjet më të rëndësishme për pyetjen rreth kuptimit të ekzistencës njerëzore.
Klan Kosova ka bërë përmbledhjen e fotografive të disa çifteve, të cilët kanë rikrijuar fotografi nga rinia e tyre.
Ata duken po aq të lumtur dhe të bukur sa edhe para shumë vjetësh.