Teksa ka nisur sezoni i plazhit dhe pushuesit e parë kanë pushtuar detin, sot janë ndeshur me një surprizë të bukur.
Një breshkë ka shokuar pushuesit e plazhit te Gjiri i Lalzit, teksa është shfaqur në breg të detit.
Breshka me një këmbë të dëmtuar është parë dhe fotografuar nga pushuesit.
Më pas breshkën e ka marrë një nga pronarët e lokaleve të zonës, për ta përdorur për dekor. /albeu.com