Ylli i popit, Ariana Grande ka kryesuar listën e albumeve më të shitura në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e saj më të fundit “Dangerous woman”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Albumi Dangerous Woman ka tejkaluar rivalin e tij Wiews me autor Drake, për vetëm 600 kopje të shitura.
Megjithatë, Drake ka mbajtur vendin e parë për shtatë javë në listën e këngëve single me “One Dance”.
Është artisti që ka ndenjur më së shumti në vendin e parë që nga Leona Lewis me “Bleeding love” në 2007.