Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Meta takon kreun e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

$
0
0

Në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillohet në Tiranë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti në një takim presidentin e kësaj asambleje, kongresmenin Michael Turner.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat me të cilat ballafaqohet Aleanca e Atlantikut të Veriut, të cilat janë duke u diskutuar gjerësisht edhe gjatë punimeve të kësaj asambleje, si situata në Lindjen e Mesme dhe rreziku që vjen nga terrorizmi dhe Shteti Islamik, kriza e refugjatëve, situata e sigurisë në rajon dhe në kufijtë e Aleancës, politika e dyerve të hapura dhe anëtarësimi i Malit të Zi në NATO.

Gjatë bashkëbisedimit, Meta është shprehur se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj konstruktiv për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe në misionet e drejtuara nga NATO në dobi të paqes dhe sigurisë globale.

Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë që ka modernizimi i mëtejshëm i Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të sigurisë kombëtare, duke rritur kapacitetet njerëzore, infrastrukturore dhe buxhetet respektive, shkruan shekulli.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>