Ylli i Liverpool-it, Roberto Firmino, ka thënë se ata duhet të rimëkëmben në ndeshjen ndaj Brighton këtë të shtunë.
Këto komente të tij vijnë pas dy humbjeve radhazi të Të Kuqve në fillim të këtij viti, nga Manchester City dhe Wolves.
“Ka për të qenë një ndeshje e vështirë. Humbja natyrisht është gjithmonë e keqe. Askush nuk do që të humbë, e sigurisht jo unë”, ka thënë Firmino në faqen zyrtare të Liverpool-it.
“Por tani duhet të rimëkëmbemi. Kemi punuar fort për çdo ditë andaj jemi të përgatitur për vikend. Do të jetë një ndeshje e madhe, një ndeshje e vështirë dhe do ta bëjmë më të mirën tonë që t’i marrim tri pikë”.