Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Presidenti Thaçi: Janari, muaji i heronjve që patën ideal çlirimin e Kosovës

$
0
0

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kujtuar sot heronjt dhe të rënët e muajit Janar.

Thaçi ka thënë se në historinë e re të Kosovës, ky muaj u regjistrua i heroizmit dhe lavdisë në sajë të sakrificës së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka, njofton Klan Kosova.

”Në historinë e re të Kosovës, janari hyri si muaj i heroizmit dhe lavdisë, në saje të sakrificës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, më 17 janar 1982. Ndërkaq, sot e 35 vjet më parë, në një qëndresë heroike përballë aparatit policor serb e jugosllav, ranë trimërisht dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Rënia e tyre u bë motiv shtesë për brezat që kishin ideal çlirimin e Kosovës. Lavdi heronjve të Janarit! HTH”

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380