Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Probleme në lidhjen Gaga – Kinney

$
0
0

Lady Gaga dhe Taylor Kinney janë fejuar që nga shkurti i vitit të kaluar, por ata ende nuk e kanë caktuar një datë martese – dhe një burim e konfirmoi se arsyeja qëndron tek këngëtarja.

Sipas burimit të Life & Style, fituesja e çmimit Grammy ende nuk mund të vendosë se në cilën stinë do që ta bëjë festën.

Përveç datës, ajo nuk mund të përcaktohet edhe për vendin e mbajtjes së dasmës, meqë herë i pëlqen Italia e herë Hawaii.

“Taylor zakonisht ka qëndruar prapa në planifikimet e dasmës, por tani është frustruar shumë dhe kjo ka filluar t’i shkaktojë probleme. Ai madje i ka dhënë Gaga-s edhe një ultimatum, duke i thënë ‘Ose tani ose kurrë’, shtoi burimi, transmeton Klan Kosova.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>