Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Mimoza Kusari-Lila, viziton studentët e helmuar në Gjakovë

$
0
0

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka vizituar të enjten studentët e shtruar në Repartin Infektiv të Spitalit Regjional “Isa Grezda”, të cilët dyshohet se u helmuan një ditë më parë në Konviktin “Sadik Stavileci” në Gjakovë.

“Në biseda me mjekët kujdestarë por edhe me secilin prej studentëve, kryetarja Mimoza Kusari – Lila është interesuar për gjendjen e tyre ndërsa u ka uruar shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në obligimet e veta studentore. Lidhur me rastin e dyshuar të helmimit të këtyre studentëve, kryetarja Mimoza Kusari – Lila ka thënë se komuna e Gjakovës dhe ajo si kryetare janë duke e trajtuar seriozisht këtë rast, ndërsa të njëjtin trajtim ka kërkuar që ta kenë edhe organet tjera përgjegjëse, të cilave ligjërisht u takon të merren me të”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.

Të mërkurën, rreth 40 stuentë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, janë helmuar në mensën e konviktit “Sadik Stavileci.

Sipas disa studentëve, kjo është bërë me qëllim për t’i penguar ata të marrin pjesë në protestën e paraparë për të enjten, ku studentët do t’i paraqisnin kërkesat e tyre karshi Universitetit.

“Sot kemi protestuar në mënyrë paqësore para Universitetit. Kërkesat tona janë të shumta, por kryesorja është largimi i Ushtrueses së Detyrës së Sekretares së këtij Universiteti, Linda Dula Halilabazit e cila është ofenduese, shantazhuese dhe po ndikon te profesorët në provimet tona”, ka thënë Halilaj për KlanKosova.tv.

Ai thotë të kenë kërkuar takim me rektorin e këtij universiteti, Shaban Buza, i cili ka pranuar vetëm pas shumë përpjekjeve që këta studentë i kanë bërë.

“E kemi kontaktuar disa herë në telefon Buzën, e më pas ai pranoi të takohej. Takimi me të ka zgjatur 30 minuta por s’kemi arritur asnjë zgjidhje. Ne po kërkojmë që Linda Dula Halilabazi të largohet nga pozita, për këtë kemi mbledhur edhe 466 nënshkrime. Mirëpo, ai na tha se për këtë s’është kompetent”.

Pasi Halilaj ka thënë se ka ende studentë në gjendje të rëndë shëndetësore nga helmimi, Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me drejtorinë  spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë, mirëpo nuk ka mundur të bie në kontakt për shkak se telefonin e kishte të mbyllur.

Në anën tjetër, klankosova.tv ka provuar që të kontaktojë edhe me Aqif Shehun, drejtorin e mensës së Gjakovës mirëpo as ai nuk e ka hapur telefonin.

Në protestën e sotme, Halilaj ka thënë të kenë qenë prezentë 40 studentë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>