Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38383

Topalli: S’shkojmë në Kuvend për t’ia bërë kourumin pozitës

$
0
0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nuk e kanë ndërmend që të shkojnë në Kuvend për t’ia bërë kuorumin kolaicionit qeveritar, njofton Klan Kosova.

Ai ka kritikuar vonesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit, ndërsa shtetin e ka quajtur policor, pasi sipas tij vetëm në një të tillë shtet arrestohen dhe persekutohen aktivistët e opozitës.

“Liberalizimi është i vonuar, do duhej kritikuar qeveria për këtë vonim e jo lavdëruar. Ne kemi pasur mundësi të lëvizim lirshëm në Evropë edhe në ish-Jugosllavi deri më 1991”.

“Qeveria po na thërret neve në Kuvend për t’ia bërë kurimin atyre, ne nuk jemi për kuorum, por për ndryshim të kësaj qeverisisje dhe kësaj përbërje të këtij Kuvendi. Ne për çështje me interes nacional do marrim pjesë në Kuvend, varësisht nga rëndësia e temave në Kuvend, ne nuk duam që këtij Kuvendi të ia sigurojmë vetëm kurimin. Në Kuvend duhet të ketë debat, nuk mund të fajësohemi ne që nuk po e lejojmë debatin kur kryeministri nuk i sjell marrëveshjet në Kuvend për t’i debatuar dhe ratifikuar. Kemi një shtet policor që persekuton aktivistët e opozitës”.

 klankosova.tv


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38383


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>