Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se pas dështimit për ta zmbrapsur opozitën përmes përjashtimit, dhunës dhe burgosjeve tash po mendohet që ta përçajnë duke thënë se “ata janë përçarë”.
Krasniqi ka thënë ata janë bashkuar për kauzë dhe jo për pushtet, transmeton Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i Krasniqit:
“VETËVENDOSJE! lëshoi komunikatë e vetme. A po përqahet opozita?!”
“AAK doli vetë në konferencë për shtyp. A po përqahet opozita?!”
“Fatmir Limaj paska kërkuar reflektim të Qeverisë. Ja si po përqahet opozita!”.
“Visar Ymeri u pa tek pinte kafe vetëm me deputetë të VETËVENDOSJE!-s. Opozita po përqahet, apo jo?!”.
“Ramush Haradinaj u largua me familjen e tij nga manifestimi. Ja si po përqahet opozita.”
“Jakup Krasniqi erdhi me 5 min. vonesë në takimin e opozitës. Ja shenjat që opozita ka filluar të ndahet.”
Pasi dështuan ta zmbrapsin opozitën përmes përjashtimit, dhunës, dhe burgosjeve, po mendojnë që mund ta përqajnë atë me banalitete të tilla. Nuk po e kuptojnë që propaganda e tyre është e pafuqishme ngase jemi bashkuar për kauzë të drejtë e jo për pushtet.
Shihemi në manifestimin e radhës.
“Zajednica” dhe demarkacioni, nuk kalojnë!”