Në pamje mund të duken si dy motra – por ata në fillim ishin vëllezër që më vonë treguan që janë transgjinor.
Jamie O’Herlihy nga Dublin dhe Cloe O’Herlihy, kishin kaluar vite duke u ballafaquar me seksualitetin e tyre por asnjëehrë nuk kishin folur me askënd, transmeton Klan Kosova.
Verën e kaluar kur të dy po qëndronin në shtëpi pas diplomimit të Cloe (që atëherë quhej Daniel), folën për këtë gjë haptas me njëri – tjetrin.
Disa ditë më vonë të dy u deklaruan si transgjinor dhe të dy planifikonin që të bënin operacionin që do i shndërronte në vajza.
Ato e kanë treguar historinë e tyre me shpresë që do t’i inspirojë të tjerët që të jenë të vërtetë me veten.
“Është një klishe të thuhet që gjithmonë e kam ditur, por me të vërtetë unë gjithmonë e kam ditur dhe vazhdoja që ta mohoja. Më pas fillova të bëjë disa shfaqje natën e veshur si femër dhe kuptova se sa rehat ndihesha ashtu”.
“Kisha tentuar që ta injoroj por një mëngjes thjesht më nuk dëshiroja që t’i ndërroja rrobat e të vishesha si mashkull”.
“Kështu i tregova Chloe se si ndihem dhe nënës e më pas në nëntor të vitit të kaluar i tregova miqve dhe kolegëve të mi”.
Kurse për vëllain tashmë motrën e tij Chloe, kishte qenë më ndryshe, kjo pasi që ajo gjithmonë e kishte pranuar që ndihet si një femër.
“Unë gjithmonë kam vënë grim dhe kam pasur flokë të gjatë. Asnjëherë nuk jam konsideruar si një ndër djemtë por gjithmonë si një prej vajzave”.
“Është e çuditshme se si të dy ne kemi kaluar nëpër të njëjtën rrugë por nuk kemi folur kurrë me njëri – tjetrin”.
“E kur Jamie e tha publikisht unë mendova me veten që tani duhet të ballafaqohem edhe unë”.
Jamie dhe Chloe kanë thënë se kurrë nuk ishin djem tipit, për shembull ata nuk kanë preferuar të luajnë futboll dhe preferonin lodra vajzash.