Kosova e Prishtina e pasluftës, entusiazmi i ardhjes së lirisë e më pas zhgënjimi dhe frika që sjellin profiterë e matrapazë të luftës dhe politikës do të paraqitet me shumë mjeshtëri në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Shfaqja “Grafitet” nga Mehmet Kraja e me regji të Fdil Hysaj do të shfaqjet më 25 maj nga ora 20:00, njofton Klan Kosova.
Shqiptarët e Kosovës së pasluftës do të luhen nga aktoërt: Cun Lajçi, Bislim Muçaj, Sheqerie Buçaj, Drita Krasniqi, Ylber Bardhi, Armend Smajli, Armend Baloku, Shpejtim Kastrati dhe Adhurim Demi.