Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal , Ljubomir Mariq,ka thënë se janë të papranueshme kërkesat për të vonuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Mariq i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug se pret që pa shtyrje të mëtejme të zbatohet pjesa e marrëveshjes së Brukselit që ka të bëjë me AKS -në, që do të thotë për të zhvilluar dhe harmonizuar statutin dhe për të caktuar një takim konstituiv të Asociacionit.
Ministri serb në Qeverinë e Kosovës poashtu ka thënë se serbët insistojnë në zbatimin e punës së marrëveshjes së Brukselit në lidhje me formimin e këtij Asociacioni siç është paraparë dhe se Qeveria e Kosovës duhet të miratojë një vendim që të konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese, përmes së cilës do të krijohej një kornizë për hartimin e Statutit të AKS-së, transmeton Klan Kosova.