Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Thaçi thotë se MSA-ja avancon pozitën e Kosovës në tregjet ndërkombëtare

$
0
0

Presidenti i vendit Hashim Thaçi gjatë vizitës së sotme në kompaninë  për prodhimin e qumështit “Eurolona” në Miradi të Epërme të Fushë-Kosovës ka thënë se pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit do të përfitojnë më së shumti prodhuesit vendorë dhe qytetarët e Kosovës.

“Tash janë hapur mundësi shumë të mëdha, mirëpo kjo përcillet në të njëjtën kohë edhe me sfida si rritja e konkurrencës. Por, nga ajo që pashë te “Eurolona”, shihet se konkurrenca do të tejkalohet, sepse cilësia është e standardit evropian dhe duhet vetëm të vazhdohet tutje me këtë trend, me këtë ritëm”, ka thënë i pari i shtetit, duke shtuar se MSA-ja avancon edhe pozitën e Kosovës në tregjet ndërkombëtare.

Në këtë vizitë, Thaçi ishte i shoqëruar nga ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, si dhe ai i Bujqësisë, Memli Krasniqi, transmeton Klan Kosova.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>