Pak para festës së Pashkëve Ortodokse, shëndeti i aktorit serb Bate Zhivojinoviq është përkeqësuar shumë dhe ai ka ndërruar jetë të dielën mbrëma.
Gjatë karrierës së tij ka luajtur më shumë se 300 role në film, teatër dhe televizion dhe filmat e tij kanë pasur më shumë se 10 miliardë shikues.
Zhivojinoviq që vdiq në moshën 83 vjeçare, famën e madhe në rajon dhe në botë, e kishte fituar me filmin “Valter brani Sarajevo”, me të cilin e pati fituar popullaritetin edhe në Kinë, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.