I dyshuari kryesor i sulmeve të Parisit, Salah Abdeslam, për herë të parë sot është paraqitur para gjykatës.
Ai ka refuzuar të flasë në seancën gjyqësore, kur gjyqtarët francez e pyetën për sulmet terroristë në Francë dhe Bruksel.
Abdeslam ishte kapur nga policia belge pas një bastisje në një shtëpi në Bruksel në lagjen Molebeek më 18 mars.
Ai akuzohet për vrasjen e 130 personave në sulmet e 13 nëntorit të vitit të kaluar në Francë, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova.