Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

I ngarkuar përplot dhe pa masa të sigurisë, rrezikon pjesëmarrësit në trafik (VIDEO)

$
0
0

Përkundër se është e ndaluar, një automjet në rrugën magjistrale Vushtrri-Mitrovicë është parë duke transportuar materiale ndërtimore pa më të voglën mas të sigurisë, njofton Klan Kosova.

Një shikues/lexues i Klan Kosovës ka gjiruar me kamerën e tij mjetin transportues që lëvizte në këtë rrugë i mbushur me material ndërtimore, por duke mos plotësuar as kushtet minimale të sigurisë në mes të ditës.

Kamioni i ngarkuar, siç shkruan dërguesi i videos, nuk është ndaluar askund nga Policia e Kosovës dhe ka përshkruar pa u penguar fare rrugën nga Vushtrria për në Mitrovicë.

Sipas shpjegimit të qytetarit, veturat tjera në komunikacion janë ndjerë gjatë tërë kohës të rrezikuara nga pjesëmarrësi i pandërgjegjshëm në trafik.

klankosova.tv


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380