Kryetari i Komunës së Pejës që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka paralajmëruar prishjen e koalicionit me PDK-në Komunën e Pejës.
Sipas Kallxo.com, Muhaxheri është nervozuar me partnerin e deritashëm pasi që ata nuk kanë votuar në asamblenë komunale një pikë të rendit të ditës që kishte të bënte me rishpërndarjen e disa fondeve të projekteve komunale.
“Për juve të PDK-së që s’keni votuar qetash po ju kallxoj që mo në qeveri s’keni çka me lyp”, ka thënë Muhaxheri.
Ridestinimi i disa fondeve nga Komuna e Pejës është kërkuar nga Ministria e Financave, por gjatë debatit në asamble kjo pikë mori shumë kritika nga asamblistët, përfshirë edhe nga ata të PDK-së me të cilët LDK është në koalicion që nga viti 2013.
Në favor të propozimit votuan 14 asamblistë, 15 ishin kundër ndërsa dy abstenuan.