Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38389

Reforma në drejtësi, Basha: Dialog politik për propozimet tona

$
0
0

Partia Demokratike e Shqipërisë e ka të qartë qëndrimin e vet, për të ecur përpara me reformën në drejtësi duhet dialogu politik për propozimet e saj.

Këtë qëndrim ripërsëriti këtë të premte, kreu i demokratëve, Lulzim Basha pas takimit me eurodeputetët anëtarë të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

“Partia Demokratike ka bërë propozimet e saj. Presim që mazhoranca, të cilës i takonte  të kishte bërë propozimet për dialogun politik të vendosë për këto. Megjithatë nuk e ka bërë, duket sesa shumë e do reformën, duket sesa e interesuar është për kalendarin e reformës”, tha Basha.

Kreu i PD thotë se opozita ka një qëndrim koherent, të parashikueshëm dhe transparent karshi qytetarëve shqiptarë dhe faktorit ndërkombëtar, raporton Top Channel, përcjellë Klan Kosova.

“Ky qëndrim është për një reformë që nuk mbron, por lufton korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar dhe për këtë Partia Demokratike që prej fillimit ka bërë propozimet e saj, kritikat e saj që janë pranuar dy herë nga Komisioni i Venecias dhe që tashmë janë materializuar në formën e propozimeve mbi draftin përfundimtar të propozuar nga ekspertët ndërkombëtar”, u shpreh ai.

Propozimet e PD janë përmbledhur në një draft që ndryshon arkitekturën e sistemit të drejtësisë, që sipas opozitës, është shumë e komplikuar.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38389

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>