Serbia ka dorëzuar ankesën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë për pranimin e Kosovës në Federatën e Futbollit Europian (UEFA), mëson politika.rs transmeton Klan Kosova.
Ankesa është dorëzuar të premten në 13 maj, dhe të mërkurën e ardhshme do të dorëzojë një shpjegim të detajuar. Ekipi ligjor i Serbisë pret qe vendimi për pranimin e Kosovës në UEFA të anulohet, gjë që është konfirmuar nga sekretari i FSS-së Nebojsa Ivkovic.
Baza e ankesës e Federatës e futbollit te Serbisë është se vendimi UEFA-se për pranimin e Kosovës si anëtare e plotë nuk është në përputhje me Statutin e organizatës, dhe është në kundërshtim me nenin cili thotë vetëm shtete që janë anëtare e OKB-se munden me antarsu ne ketë organizatë e futbollit evropian njofton Klan Kosova .