Prej kohësh studiuesit mundohen të lexojnë karakteristikat e personave thjesht dhe vetëm duke i parë në sy. Kjo pasi duke parë ngjyrën e syve mund të merren të dhëna rreth personit.
Studime të mëparshme kanë zbuluar një lidhje mes syve të errët dhe reduktimit të kapacitetit për të përballuar alkoolin, ndërsa sytë me ngjyrë të çelët lidhen me një kapacitet më të madh përqendrimi.
Një studim i fundit i Pittsburgh University, në Pennsylvania (SHBA), i drejtuar nga Inna Belfer, u shton syve të çelët një tjetër veti.
Studimi u bazua në 58 femra shtatzënë, ku u vu re se femrat me sy të çelët, ndjenin më pak dhimbje gjatë lindjes dhe kishin më pak mundësi për të përjetuar ankth dhe depresion, shkruan noa. Megjithatë Belfer thotë se nevojiten studime të tjera më të thelluara për të zbuluar shkaqet gjenetike dhe origjinën mes lidhjes së ngjyrës së syve, dhimbjes dhe shëndetit psikologjik.