Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Cleveland i jep leksion Torontos

$
0
0

Cleveland Cavaliers i ka dhënë një leksion basketbolli Toronto Raptors në përballjen e parë finale të Konferencës së Lindjes.

Skuadra nga Ohio trioumfoi 115-84 ndaj kanadezëve duke regjistruar fitoren me të thellë në fazën play off.

Të udhëhequr nga dyshja Irving-James, Cavaliers ishin thjesht të papërmbajtshëm mbi parketin e “Quicken Loans Arena”, ku treguan edhe një herë diferencën që kanë me skuadrat e tjera të Konferencës së Lindjes.

Ëndrra e Torontos zgjati vetëm pak minuta pas një rezultati fillestar 0-7, më pas nisi shfaqja e Cleveland. Irving ishte thjesht fantastik me 27 pikët e tij, ndërsa LeBron James, që shtoi 24 pikë të tjera, masakroi mbrojtjen e Raptors, madje edhe duke asistuar shokët e skuadrës. Kevin Love edhe pse realizoi vetëm 14 pikë, dha kontributin e tij me me katër topa të kontrolluar nën tabelë.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>