Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka thënë se lajmi i shpalljes së Fatmir Limajt të pafajshëm është lajm i mirë, jo vetëm për të akuzuarit, por edhe Drejtësinë tonë të lënduar.
Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ky është lajm i mirë edhe për bashkëluftëtarët e bashkëkombësit.
“Pse jo është lajm i mirë edhe për pushtetarët! Po këta të fundit e kanë zgjedhur heshtjen?! A thua pse?
“Ata kur bëhen ndjekje spektakulare, vrapojnë ta mbështesin “sundimin e ligjit”?! Shumë, shumë mirë! Po, pse nuk e mbështesin verdiktin e gjyqësorit, kur ai është pozitiv, si në rastin në fjalë?”
“Po këta të fundit e kanë zgjedhur heshtjen?! A thua pse?”
” Ata kur bëhen ndjekje spektakulare, vrapojnë ta mbështesin “sundimin e ligjit”?! Shumë, shumë mirë! Po, pse nuk e mbështesin verdiktin e gjyqësorit, kur ai është pozitiv, si në rastin në fjalë? Megjithatë, qytetarët festuan dhe uruan!” ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova
Limaj me bashkëluftëtarë ka qenë i akuzuar për krime lufte në rastin “Kleçka”, transmeton Klan Kosova.
Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:
URIME FATMIR!
Lirimi i Fatmirit dhe i gjithë të tjerëve nga Gjykata e Apelit, pas dy shpalljeve i pa fajshëm nga Gjykata e shkallës së parë, pas disa përpjekjeve politike për të gjetur fajësi, vërtetë është lajm i mirë, jo vetëm për të akuzuarit, por edhe Drejtësinë tonë goxha të lënduar!
Në një rast të tillë, urimi ju shkon dhe ju shkon shumë familjarëve që për vite jetuan nën ankthin e frikës, frikë që nuk i lejonte ta gëzonin lirinë e fituar me sakrifica të shumta. Është lajm i mirë për bashkëluftëtarët e bashkëkombësit. Pse jo është lajmë i mirë edhe për pushtetarët!
Po këta të fundit e kanë zgjedhur heshtjen?!
A thua pse?
Ata kur bëhen ndjekje spektakulare, vrapojnë ta mbështesin “sundimin e ligjit”?! Shumë, shumë mirë! Po, pse nuk e mbështesin verdiktin e gjyqësorit, kur ai është pozitiv, si në rastin në fjalë?
Megjithatë, qytetarët festuan dhe uruan!
Sido që të jetë është ndjesi shumë e mirë, kur dy shkallet e gjykatave, shpallin pafajësinë e njerëzve që ndihmuan shumë të na sillnin lirinë!
Në këto raste, Urimi nga zemra, është gjest njerëzor! Është një shpërblim, për të përndjekurit!
Urime Fatmir!
Urime bashkëluftëtarë!