Ngecjet në drejtësinë kosovare nuk pa ja prishin disponimin presidentes Atifete Jahjaga dhe ministrit të drejtësisë Hajredin Kuqi.
Megjithëkëtë këta të dy në një takim ku u fol për gjyqësorin kërkuan nga institucionet e drejtësisë që askush mos të jetë mbi ligjin.
Por kritika më të ashpra karshi sistemit të drejtësisë të shtunën pati një ndërkombëtarë.
Por edhe vendorët janë kritikë kur flitet për korrupsionin.
Këta bile e pranojnë që qytetarët edhe kanë humbë besimin në drejtësi.
Krejt këto komente u bënë në konferencën e 5-të vjetore të gjyqësorit kosovar.
Në këtë konferencë u mblodhën drejtues të institucioneve të drejtësisë për të bërë bilancin e të arriturave, sfidave dhe përpjekjeve për të avancuar këtë fushë, njofton Klan Kosova.
Kronikë nga Dafina Jegeni.