Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Pogradecit

$
0
0

Një ngjarje e rëndë është raportuar gjatë pasdites së kësaj të shtune nga qyteti i Pogradecit, ku banorë të rastit kanë zbuluar një kufomë në breg të liqenit dhe e kanë raportuar menjëherë për forcat e policisë.

Forcat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga këqyrja e trupit të pajetë është mësuar se kufoma është e seksit mashkull, dyshohet e moshës 20-30 vjeç, ndërkohë që nuk duket të ketë shenja dhune në trup.

Megjithatë, policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e kufomës, si dhe për të mësuar shkaqet e ngjarjes, nëse është një trup i nxjerrë në breg nga liqeni apo kemi të bëjmë me ndonjë krim.

/ Top Channel


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>