Para pak minutave ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, tek Zona Industriale.
Nuk dihet ende për të lënduar, përveç dëmeve materiale, transmeton Klan Kosova.
Këtë aksident për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Ai ka thënë se në këtë aksident nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Hoxha po ashtu ka thënë se në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, ka pasur disa aksidente gjatë ditës, por që në të gjitha prej tyre nuk ka pasur të lënduar, transmeton Klan Kosova.