Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Jahjaga po e vazhdon aktivitetin politik, viziton Jordaninë për samitin “Gratë në Politikë”

$
0
0

Ish presidentja e Kosovës, ndonëse jo më në funksionin e saj të mëhershëm po e vazhdon aktivitetin politik, kësaj radhe duke marrë pjesë në Samitin Global të Grave në Parlamente “Gratë në Politikë, që po mbahet në Aman të Jordanisë.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Jahjaga bën me dije se ajo po qëndron në Aman ku po merr pjesë në Këshillin e Grave Lidere të Botës, anëtare e së cilës ajo është që nga viti 2012.

“Sot mora pjesë ne hapjen zyrtare të Samitit Global të Grave në Parlamente “Gratë në Politikë: Perspektiva në të ardhmen”, që po mbahet në Aman të Jordanisë në Parlamentin e Mbretërisë Hashimite të Jordanisë. Samiti është duke u organizuar nën patronatin e Mbretit të Mbretërisë Hashimite, Lartëmadhërisë së tij, Mbretit Abdullah. Këtë vit ky Samit organizohet me mbështetjen e Parlamentit të Jordanisë, me organizatën për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik si dhe Këshillin e Grave Lidere të Botës, në të cilin jam anëtare që nga viti 2012”, shkruan ish-presidentja Jahjaga në Facebook.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>