Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Ekipi i futbollistit shqiptar shpallet kampion

$
0
0

Ansi Agolli feston një tjetër titull kampion me Qarabagun e tij në Azerbajxhanin e largët.

Falë fitores 0-2 në fushën e Ziras skuadra e mbrojtësit shqiptar u shpall kampione e Azerbajxhanit për të tretin vit radhazi dhe për të 4-tën herë në historinë e saj.

4 javë përpara fundit të kampionatit Qarabagu kryeson me 15 pikë avantazh ndaj ndjekëses më të afërt që është pikërisht skuadra e Ziras.

Golat e Quintanës dhe Reynaldos i dhanë një fitore shumë të rëndësishme Qarabagut që tashmë mund ta përqendrojë vëmendjen te Kupa e Azerbajxhanit, kompeticion në të cilin është me një këmbë në finale pas fitores 0-4 në fushën e Inter Baku në sfidën e parë gjysmëfinale.

Ansi Agolli militon që prej vitit 2012 te skuadra e drejtuar nga trajneri Gurban Gurbanov, teksa në këtë periudhë është shndërruar në një prej futbollistëve më të rëndësishëm te Qarabagut, duke u bërë edhe lojtari i huaj me më shumë paraqitje në kampionatin azer.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>