Përderisa në botë Tipi 2 i diabetit është në rritje sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, këtë vit Dita Ndërkombëtare e Shëndetit do t’i kushtohet kësaj sëmundjeje.
Rreth 42 milionë njerëz jetojnë me diabet.
Përderisa diabeti i Tipi1 është gjendje auto-imune që shpesh trashëgohet, tipi 2 është forma më e shpeshtë e diabetit që hasim tek njerëzit e shkaktuar nga mosha dhe obeziteti. Diabeti shkaktohet kur pankreasi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme për ta proceduar sheqerin, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.
Të ngrënit e ushqimeve të duhura, mund t’ju ndihmojë që ta shmangni diabetin e Tipit 2.
Me fruta e perime të freskëta, arra e drithëra, vera e kuqe dhe vaji i ullirit e bëjnë ushqimin mesdhetar apo mediteran njërin ndër më të shëndetshmet në botë.
Japonia
Popullsia në Japoni, ka mesataren më të lartë të jetëgjatësisë. Kjo dietë përbëhet nga karbohidrate të caktuara, perime fruta e po ashtu mish peshku.
Vendet nordike
Buka e zezë, vaji i peshkut dhe frutat vendore e qumështi i fermentuar dhe djathi, janë ushqimet që hahen në Suedi, Danimarkë, Norvegji, Finlandë e Islandë.
Popullata në Mali, Chad, Senegal dhe Sierra Leone, ia kalon edhe Japonisë për ushqimin e shëndetshëm që hanë.