Albumi i ri i Drake “Views from the 6” tani është në dispozicion në iTunes dhe reperi pretendon se ka shitur një sasi të madhe të kopjeve në vetëm një ditë!
Reperi 29 vjeçar lansoi albumin të premten në mëngjes dhe ai atë natë performoi në Toronto, Kanada duke zbuluar edhe numrin e shitjeve, transmeton Klan Kosova.
“Kam marrë një tekst mesazh që ne kemi shitur mbi 630 mijë kopje në një natë, kështu që kjo është hera e parë që unë e bëj këtë gjë. Pra, ju faleminderit shumë. Nëse ju ndjeheni krenar për mua nga ky qytet, dua t’ju dëgjoj duke bërë zhurmë”, tha Drake në një video të postuar.