Në kohën e krizës në të cilën gjendet pallati i Rinisë dhe Sporteve, gjithë stafi menaxhues gjendet në Shqipëri për shëtitje.
AKP vendosi ndërmarrjen në likuidim për shkak të problemeve financiare.
Klan Kosova ka kontaktuar me drejtorin e “Pallatit të Rinisë”, Qaush Berisha, i cili ka deklaruar se tek të martën do vijë në punë, derisa shpreson që qeveria e komuna të gjejnë një zgjidhje për ta.
Ndërkohë që sipas tij nuk duhet të shkatërrohet një ndërmarrje e tërë prej vendimeve të gabuara të gjykatës.
Kronikë nga Arbresha Fazliu.