Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bislim Zogaj, ka thënë në një intervistë për Ora e Fundit në Klan Kosova, se biznesmeni dhe deputeti i sapo larguar nga PDK-ja, Ramiz Kelmendi, askund nuk do të gjejë ambient më të mirë.
“Nuk do të mund ta gjejë askund si në Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Zogaj.
Ai e ka vlerësuar personalitetin e Kelmendit dhe ka thënë se për aq sa e njeh i duket një person stabil, por ka deklaruar se nuk i di pakënaqësitë që kishte Kelmendi me PDK-në e aq më pak arsyen e largimit nga partia.
klankosova.tv