Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Zogaj: Azem Syla nuk është pjesë e asnjë grupi kriminal, arrestimi i tij spektakël

$
0
0

Azem Syla është një njeri që e do populli dhe shumë i besueshëm nga qytetarët. Ai nuk është pjesë e asnjë grupi kriminal dhe të gjitha akuzat janë të pavërteta, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova, Bislim Zogaj, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Azem Syla është njeri i dashur, i pranueshëm, dhe një njeri që i beson qytetari i Kosovës. Për të folur për figurën e Azem Sylës nuk mjaftojnë minutat, por nevojiten orë të tëra për të përshkruar Sylën. Atij i ishte përgatitur një skenar dhe spektakël për ta arrestuar”, ka thënë Zogaj.

“Azem Syla nuk ka qenë pjesë e atij grupi, këtë e mohoj me një jo të madhe. Nuk është hera e parë që atakohet Azem Syla. Çdo ditë është folur për të. Madje ai është akuzuar edhe për vrasje dhe kjo ka qenë e rëndë, por në fund ka dalë i pafajshëm”.

“Syla është njëri që edhe nëse gjuan në të askujt nuk ia kthen”, ka deklaruar Zogaj në Ora e Fundit në Klan Kosova.

klankosova.tv


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>